(2LONLINE) – Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri, i shoqëruar nga nënkryetari Rexhep Kadriu, ka pritur sot në takim artistët e njohur Jetmir Rexhepi, Besiana Mehmedi, Shkodran Tolaj, Naim Gjoshi, Silvana Braqe, të cilët i ka falënderuar për kontributin e madh që kanë dhënë në sferën e artit e kulturës.
Këta emra të njohur të artit muzikor po qëndrojnë sot në Gjilan për të marrë pjesë në festivalin e këngës popullore “Festë Flaka”, i cili mbahet sot në kuadër të manifestimit mbarëkombëtar “Flaka Janarit 2014”.
Ata folën në superlativ për kryetarin Haziri, duke thënë se ka arritur që me shumë sukses ta bëjë Gjilanin qytet të kulturës në të katër shtyllat e manifestimit “Flaka e Janarit”.
Në këtë takim është vënë në theks që manifestimi “Flaka e Janarit” të bëhet traditë e organizimit të aktiviteteve edhe në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, e Kosovën Lindore, për t’i dhënë jehonë edhe me të madhe këtij manifestimi mbarëkombëtar./2lonline/