Në rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan, është arrestuar një person pasi që i njejti në bashkëveprim me një person tjetër ka depërtuar në brendësine e fabrikës së përpunimit të metaleve, pronë e viktimës mashkull/shqiptar, ku dhe ka vjedhur kabllo të rrymës.
Vlera e kabllove sillet rreth 5000 euro, njofton Policia e Kosovës. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje.