(2LONLINE) – Njësiti i Krimeve Ekonomike dhe Antikorrupsion nga shtabi qendror që vepron në Gjilan, ka arrestuar të dyshuarin F. R. (1969), nën dyshimin e arsyeshëm se i njëjti ka kryer veprën penale “legalizim i përmbajtjes së rreme”, duke përvetësuar pronën e ankuesit T. M. (1962).
Ismet Hashani zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit ka thënë se i dyshuari, një pjesë të pronës së të dëmtuarit ua kishte shitur personave të tjerë, të cilët tani më atë pronë ata e konsiderojnë si të tyren.
“Duke u bazuar në veprën penale të lartshënuar, i dyshuari ka rënë në kundërshtim me nenin 403, pika 1, me ç’rast, ndaj të njëjtit është caktuar masa e ndalimit policor në afat prej 48 orëve. Në lidhje me rastin ka qenë i njoftuar Prokuroria Themelore-Gjilan”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Rasti është duke u hetuar. /2lonline/