/2L ONLINE/ – Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë të ditur se Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve nga shtabi qendror që veprojnë në Gjilan ka vazhduar hetimet lidhur me rastin e datës 14 dhjetor 2017 ku është kontrolluar shtëpia dhe objektet përcjellëse të dyshimtit.
“I dyshuari është shoqëruar në lokalet e Policisë në Gjilan, ku në prezence të avokatit mbrojtës është intervistuar ku janë gjetë dëshmi të qëndrushme që lidhen me rastin. Me vendim të Prokurorit të shtetit i dyshuari ndalet për 48 orë dhe rasti procedohet në Prokurorrinë Themelore. /2L ONLINE/