(2LONLINE) – Autoritetet policore kanë bërë me dije kanë arrestuar një të dyshuar që po kontrabandonte mall ushqimor për të cilin mall nuk posedonte dokumente përkatëse.
Sipas policisë arrestimi është bërë në fshatin Kokaj të Gjilanit derisa i dyshuari, shqiptar shtetas i Serbisë, është ndaluar duke transportuar mall ushqimor pa dokumente përkatëse.
Në konsultim me prokurorin malli i kontrabanduar është dërguar në terminalin doganor “Dheu i Bardh” ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje./2lonline/