Në fshatin Stublinë të Gjilanit, është arrestuar një femër pasiqë e njëjta pas një mosmarrëveshje me fqiun e saj, kishte shtënë në ajër dy herë me pushkë gjuetie e tipit “Zastava” e cila armë është konfiskuar së bashku me 16 fishekë të kalibrit 16 mm.
Sipas Policisë së Kosovës, pas intervistimit me urdhër të prokurorit e dyshuara është liruar, rasti shkon në procedurë të rregullt.