Gjilan – (2LONLINE) – Autoritetet policore kanë bërë me dije se një i dyshuar shtetas i Maqedonisë është arrestuar me dyshimin për keqtrajtim seksual të të miturës.
Sipas policisë, në afërsi te fshatit Bresalc është ndalur vetura e tipit BMW me targa të Republikës së Maqedonisë, e pas verifikimit te dokumenteve të njëjtit kanë hasur se në veture ka qenë edhe një pasagjere femër pa dokument identifikimi. Të njëjtit i kanë shoqëruar deri në stacionin policor në Gjilan dhe për këtë është njoftuar edhe prokurori i shtetit .
Gjithnjë sipas policisë, pas hetimit preliminar prokurori ka vendosur ndaj të dyshuarit N. S nga fshati Rrahmonli i Kumanovës masën e arrestit për 48 orë, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorim seksual nën moshën 16 vjeç’’.
Njësia e Hetimeve Rajonale ka zhvilluar interviste me te miturën viktimën E .J në prezencë të punëtorit të qendrës për pune sociale dhe pas intervistës e njëjta është dërguar ne strehimore me udhëzim te prokurorit ne fjale. Hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë. /2lonline/
/fotoilsutrim/