(2LONLINE) – Policia e Kosovës (PK), ka bërë me dije se ka vënë në pranga një të dyshuar që ishte i kërkuar në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga Gjykata.
Arrestimi është bërë në rrugën “Adem Jashari” në Viti, dhe atë sipas policisë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore dhe tani ai ndodhet në Qendrën e Ndalimit në Gjilan.
Nuk bëhej e ditur se për çfarë kërkohej i dyshuari, identiteti i te cilit po ashtu nuk u dha, por se vetëm vihet në pah se ai kaherë ishte shpallur si person i kërkuar. /2lonline/