(2LONLINE) – Me 5 skurt, rreth orës 13:30, Njësiti i Krimeve Ekonomike dhe Antikorrupsionit, nga shtabi qendror që vepron në Gjilan, gjatë një pune operative-hetimore disamujore ka arritur që të arrestojë tё dyshuarin F. S, inspektor tatimor pranë ATK-së në Gjilan, për dyshimin e veprës penale ‘marrje e ryshfetit’.
Ismet Hashani zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit ka thënë se i njëjti dyshohet se ka kërkuar dhe më pas ka pranuar të holla në vlera të ndryshme nga disa biznese private në komunën e Kamenicës dhe në komunën e Gjilanit, ku i njëjti kishte zhvilluar aktivitetin e tij zyrtar si inspektor i ATK-së në Gjilan.
Lidhur me rastin ёshtё njoftuar Prokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, i cili ka urdhëruar që i dyshuari tё ndalet nё qendrën e ndalimit policor për 48 orё.
Rasti mbetet ende nën hetime për zgjerimin e mëtutjeshëm dhe mbledhje të dëshmive shtesë. /2LONLINE/