(2LONLINE) – Autoritetet Policore të Rajonit të Gjilanit, kanë bërë me dije se pas një pune mirë të organizuar operative, njësitet hetuese të Stacionit Policor të Vitisë kanë ardhë deri te prova të qëndrueshme për disa të dyshuar që besohet të jenë të involvuar në disa raste të vjedhjeve të rënda në Viti dhe rrethinë.
Me këtë rast, njësitet hetuese kanë arrestuar të dyshuarit: F. L. Lindur me 1988 me banim në fshatin Sojevë, Komuna e Ferizajt dhe E. V. Lindur me 1995 nga fshati Sllakovc i Epërme “Komuna e Gjilanit” .
Zëdhënësi i Policisë Rajonale në Gjilan, Ismet Hashani, ka thënë se në bazë të dëshmive të qëndrueshme dhe fakteve të cilat i posedojnë hetuesit policor, të dyshuarit për një periudhe të gjatë kohore në etapa të ndryshme kohore kanë lëvizur në fshatrat e Vitisë me automjetin Renault Pikap, ngjyrë e bardhe me targa vendore që e kanë përdor si mjet për kryerjen e veprave penale.
“Të dyshuarit janë intervistuar nga Njesia e Hetimeve në Viti dhe për të njejtit janë gjetë prova ku besohet se ata janë të involvuar në së paku pesmbëdhjetë raste te “vjedhjeve” dhe “vjedhjeve të rënda” në fshatrat e Vitisë si Sadovinë e Muhaxhereve, Sllatinë, Ramjan, Fshat i Ri, Pozheran, Terpezë dhe Kllokot dhe në fshatatrat e Ferizajt si Sojevë, Bibaj dhe Greme”, thotë Hashani.
Sipas tij, me vendim të prokurorit janë bastisur shtëpit e të dyshuarve dhe si prova materjale janë gjetë dhe konfiskuar:
1. Një kompjuter I llojit :Philips”,
2. Një televizor plazma I llojit “Sony”,
3. Një ngrohese elektrike,
4. Një fshise elektrike,
5. Një makine per prerje te barit dhe
6. Dy tepihë.
Nga Prokurori i shtetit të dyshuarve u është shqiptuar masa e paraburgimi prej 30 ditevë, pasi besohet se të njëjtit kane kryer numër të madh të veprave penale “vjedhje” .
Rastet veç e veç do të procedohen në prokurori. /2lonline/