(2LONLINE) – Policia e Kosovës (PK) ka realizuar një plan operativ që kishte të bënte me arrestimin e personave me fletërreshtime dhe urdhëresa me burg efektivë.
“Konformë këtij plani kemi operuar në të njëjtën kohë, dhe kemi kërkuar tetë persona te dyshuar ne shtëpitë e tyre për realizim të urdhëresave gjyqësore me burg efektive. Prej tyre tre persona të dyshuar janë arrestuar ndërsa pesë të tjerë sipas informatave të marra nga familjaret e tyre shumica prej tyre gjinden jashtë shtetit”, ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit.
Hashani bëri të ditur se personat e arrestuar janë: 1. S. R. del: (1969). Gjilan, tre (3), vite burg efektiv. R. A. (1985), fshati Livoq i Ultë, Katërmbëdhjetë (14) muaj, burg efektiv dhe H. H. (1986), Gjilan, Njëzet e dy (22), ditë burg efektiv.
“Personat e dënuar dy nga ta dërgohen ne burgun e Dubravës, për vuajtje te dënimit, ndërsa personi i tretë dërgohet në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan për vuajtje te dënimit”, ka thënë zëdhënësi Hashani. /2lonline/