Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar katër persona në Gjilan, të cilët gjatë intervistimit kanë pranuar se në bashkëveprim kanë kryer veprën penale ‘vjedhje’ në shtëpinë e një personi.
Të dyshuarit kishin vjedhur dy televizorë Plazma, të cilët janë konfiskuar dhe më pas i janë kthyer viktimës.
Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje.