Policia e Tiranës ka prangosur 7 të mitur, të cilët akuzohen për vjedhje. Sipas policisë, të rinjtë kanë vjedhur nxënësit nga Kosova, të cilët ndodheshin në Tiranë për ekskursion.
Grupi i hajdutëve i përket moshave nga 11-16 vjeç. Të ndaluarit janë, K.Cerruni, E.Gjoka, S.Gega, A.Balushi, Sh.Pepmara, E.Vatnikaj, E.Gegaj dhe në momentin e ndalimit atyre iu është gjetur një thikë dhe një pistoletë plastike.
Policia ka bërë të ditur se hajdutë nën kërcënimin e armëve të ftohta kanë grabitur nxënësit kosovarë. Mësohet se 7 miturit kanë kryer vjedhje gjatë dy ditëve të fundit.