(2LONLINE) – Autoritetet policore të Kosovës kanë bërë të ditur se në Gjilan dhe Kaçanik janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj të nacionalitetit shqiptar, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Kontrabandim me emigrantë”.
Sipas Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar disa dokumente dhe 3 telefona celular.
Në konsultim me prokurorin të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /2lonline/