(2LONLINE) – Një gjyqtar i procedurës paraprake i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, në çështjen penale ndaj G. S., ka vendosur masën e arrestit shtëpiak prej një (1) muaji.
Sabit Shkodra, Zyrtar për Informim, pranë Gjykatës Themelore në Gjilan, ka bërë me dije se e pandehura G. S., dyshohet se ka kryer veprën penale dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin neni 215 paragrafi 1tëKodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Të pandehurës i është tërhequr vërejtja të mos largohet nga shtëpia-banesa e saj, sepse në të kundërtën ndaj saj mund të caktohet paraburgimi.
Pas vlerësimit të të gjitha shkresave bashkangjitur me kallëzimin e Njësisë së Hetimeve të Policisë në Rajonin e Gjilanit, deklaratat e të pandehurës dhënë në polici si dhe dëshmitë e dëshmitarëve, në bazë të cilave vërtetohet se ekziston dyshim i bazuar se e pandehura në fjalë ka kryer veprën penale e cila i vihet në barrë. /2lonline/