(2LONLINE) – Një gjyqtar i procedurës paraprake i Departamentit të Përgjithshëm të Gjykatës Themelore në Gjilan, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, në çështjen penale ndaj pandehurit G. J. dhe M. S., ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.
IpandehuriG. J. zyrtar policor dhe i pandehuri M. S.ngarkohen me veprën penale lëndim i lehtë trupor nga neni 188 paragrafi 1 lidhur me 1, nënparagrafi 4 lidhur me nenin 31 tëKodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Masa e arrestit shtëpiak ndaj të pandehurit G. J. i llogaritet prej kohës së arrestimit me datën 25.01.2014 deri më datën 25.02.2014, ndërsa ndaj të pandehurit M. S. llogaritet nga data 26.01.2014 deri më datën 26.02.2014, konform dispozitave të nenit 183 të KPRK-së.
Gjatë kësaj periudhe kohore të pandehurit do të qëndrojnë në shtëpitë e tyre në Gjilan dhe nuk guxojnë të largohen nga shtëpitë e tyre, në të kundërtën u caktohet masa e paraburgimit. /2lonline/