(2L ONLINE) – Aleanca e të Rinjve të Kosovës (ARK), Dega në Gjilan ka marrë vendim për të përkrahur marshin paqësorë kundër deklaratave fyese të Ministrit për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës Aleksandër Jabllanoviq, marsh ky që organizohet nga Parlamenti Studentore i Universitetit “Kadri Zeka” ne Gjila të premten duke filluar nga ora 13:00.
“Me këtë rast ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të komunës së Gjilanit qe t’i bashkëngjitën këtij marshi, si shenjë respekti ndaj të gjithë të rënëve në luftën e fundit në Kosovë, të gjithë të zhdukurve dhe të gjithë familjarëve që as sot nuk dinp asgjë për fatin e më të dashurve të tyre”, ka thënë Labinot Hyseni , kryetari i të Rinjve të ARK-së në Gjilan. /2L ONLINE/