Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka akuzuar qeverisjen e mëparshme lokale për keq menaxhim të komunës. “Ne kemi filozofi tjetër për përgatitjen e buxhetit. Nëse bëjmë krahasime – buxheti në vitet e kaluara është krijuar në atë mënyrë që të krijohen projekte infrastrukturore. Gjatë 12 viteve të kaluara, kryetari i komunës së Preshevës dhe qeverisja lokale ka llogaritur që nëpërmjet projekteve të infrastrukturës të marrë votat e qytetarëve. Ne nuk kemi qasje të tillë. Ne do të bëjmë vetëm projekte kualitative, projekte që zgjidhin probleme afat gjate. Ne duam të investojmë në njerëz, ne duam të investojmë në arsim”, është shprehur Arifi për jug, transmeton Titulli.com.
Ai ka thënë se ka gjetur komunën e Preshevës me borxh prej 200 mijë euro që sipas tij shkakton dëm dhe parandalon energjinë për projekte të reja.
Arifi gjithashtu ka deklaruar se do të fokusohet edhe në fushën e shëndetësisë, projekte që ndikojnë në kualitetin e qytetarëve dhe se buxheti do të drejtohet në zhvillimin ekonomik duke ndërtuar perspektivë ekonomike.