/2L ONLINE/ – “Manipulimi i radhës për shqiptarët e Malësisë së Bujanocit, por me dëshirën e tyre për t’u manipuluar! Nën emrin e një organizate jo-qeveritare po bëhet mashtrimi i madh, kinse vullneti i qeverisë serbe është për t’i ndërtuar 300 shtëpi për të shpërngulurit shqiptarë nga Malësia e Bujanocit”. Kështu nis reagimin e tij, Fatmir Arifi. Fatmir Arifi, tani kryetar i Lëvizje për Integrim e Luginës së Preshevës
Së pari, siç thotë Arifi, këta qytetarë të dëbuar nga shtëpitë e tyre, po synohet të manipulohen nga disa, të ashtuquajtur përfaqësues të tyre, të cilët nuk janë të vetëdijshëm për atë çfarë iu ka bërë shteti serb! I ka dëbuar dhunshëm, iu ka pasivizuar të drejtën e vendbanimit, ua ka pamundësuar marrjen e dokumenteve të identifikimit! Dhe këta prapë iu besojnë mashtruesve të mëdhenj!
Së dyti, Sipas Arifit, janë takuar me një “përfaqësuese” të një OJQ-je nga Beogradi: emrin e OJQ- së nuk e dinë; përveç emrit, mbiemrin e zyrtares së “OJQ-së” nuk e dinë! Flasin me të si në odë të babës, dhe përjargën para xhelatit, bile edhe kafen ia paguajnë…!
Së treti, shton Arifi, u takuan me vetëdije apo pa vetëdije me njërën nga agjentet më të sofistikuara të shërbimit të zbulimit serb ( BIA), e cila operon nën emrin e një OJQ-je, që ka për synim penetrimin te shqiptarët e Luginës së Preshevës që jetojnë në Kosovë! Detyra e saj është mbledhja dhe informimi i veprimtarisë dhe në fund analizimi çfardo i çfarëdo lloj veprimtarie të shqiptarëve të Luginës së Preshevës që mund të kërcënojë sigurinë kombëtare të Serbisë.
Sipas tij, së katërti, misioni i saj, prej kohësh është që të penetrojë te disa individë që supozohet që mund të kenë ndikim te banorët e Malësisë së Bujanocit, për t’i përdorur, në momente të caktuara, në përçarjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës kundrejt kauzës tonë. /2L ONLINE/