(2LONLINE) – Manifestimi i sivjetmë i “Flakës.” tuboi në Gjilan mijëra artistë e artdashës nga të gjitha trevat shqiptare, të cilët për tri javë rresht tashmë e kanë shndërruar këtë qytet të Kosovës, në një kryeqendër të kulturës shqiptare, pasi “Flaka e Janarit”, me të drejtë vlerësohet një identitet i rëndësishëm kulturor i Gjilanit.
Manifestimi i “Flakës” përmbyllet me Festivalin e muzikës Popullore. Në këtë mbrëmje do të prezantohet edhe këngëtari Arbër Maliqi, i cili tashmë veç ka arrit një popullaritet në mbarë trojet tona.
Arbër Maliqi ka lindur më 25.11.1992 në Gjilan, është me prejardhje nga Fshati Kokaj Shkollën fillore përfundoi në Pogragjë, ndërsa të mesmen Profesionale e përfundoi në Gjilan ne Shkollën e Muzikës, dega e Solokëndimit.
Pas përfundimit të shkollës së Mesme të Muzikës Arbëri regjistrohet Universitetin e Prishtinës, në Akademinë e Arteve Muzikore në Prishtinë dega Solokëndimit. Arbri me muzikë filloi të merret që nga mosha 18 vjeçare kur edhe kishte paraqitjen e parë si për rastësi në datën 25.11.2010 kur edhe kishte ditëlindjen,
Ishte Emisioni “Zëra e Hite nder Vite” i RTV 21 një emision i cili trajtonte muzikën popullore dhe kishte karakter garues. Pastaj merr pjese ne “Odeon” Show po ashtu emision me karakter garues i udhëhequr nga këngëtari Naim Abazi.
Nga Odeoni, Arbri vazhdon rrugën e tij pa u ndalur dhe niset drejt Shqipërisë , ku futet në një format krejt tjetër ne X-Faxtor, një format televiziv i pa par deri atëherë. Ky ishte një Show nga më të mëdhenjtë në at kohë, një Format Botëror X-Factor. X-factor Albania ishte diçka më ndryshe një Talent Show i cili kishte konkurrent nga gjithë trojet shqiptare anë mban. Kishte pjesëmarrës nga Mal i Zi, Shqiperia, Maqedonia, Kosova.
Arbëri me sukses merr pjesë edhe në ” Realizo një Ëndërr” po ashtu në Shqipëri, prodhim i Sebastian Production, i cili për qëllim mbështetjen e këngëtarëve të rinj.
Po ashtu Arbri ka kënduar nëpër shumë evenimente kulturore artistike, shumë koncerte solistike në Gjilan, Prishtinë etj.
/Përgatiti ismet AZIZI/