(2LONLINE) – Ansambli i këngëve dhe valleve Tirana , është shpallur fituese e vendit të parë në Festivalin gjithëkombëtar Flakadani i Karadakut 2014. Juria profesionale ka përzgjedhur edhe shumë çmime për grupet dhe solistët më të dalluar të këtij Festivali, ndërkohë çmimi special iu nda Ansamblit Nakem nga Bursa e Turqisë.
Festivali gjithëkombëtar Flakadani i Karadakut, i cili u përmbyllë mbrëmë me natën finale, për 13 vite me radhë mbahen në Viti në shenjë nderimi për dëshmorin e kombit Njazi Azemi i njohur si komandant Mjekrra.
Fitues të festivalit të sivjetmë , juria profesionale ka përzgjedhur Ansamblin e këngëve dhe valleve “Tirana “ nga Tirana, vlerësim ky që u mirëprit edhe nga pjesëmarrësit të tjerë por edhe spektatorët, ngase paraqitja e repertorit të këtij ansambli, u mirëprit jashtëzakonisht këndshëm si vallet me motive tiranase po ashtu edhe këngët e përzgjedhura për këtë festival.
Vendi i dytë iu nda ansamblit “Emin Duraku” nga Shkupi dhe vendin e tretë e ndanë SHKA “Shotë Galica” nga Drenasi dhe “Jonuz Ramadani” nga Smira. Ndërsa çmimi special iu nda Ansamblit “Nakem” nga Bursa e Turqisë. Juria profesionale ka përzgjedhur edhe kostumografinë më autoktone që iu dha Shoqërisë Bajram Curri” nga Prishtina, Orkestra më e kompletuar Ansamblit “Bajram Shabani” nga Kumanova, valltarët më autoktonë Ansambli “Drita e Dervenit” nga Saraji i Shkupit, për vallëzim të veçantë Ilir Loku e Bali Salihu nga ansambli Ibe Palikuqa e Shkupit, këngëtarët më të dalluar të muzikës folklorike vëllezërit Jakupi nga Ansambli Emin Duraku Shkup, grupi më i mirë i muzikës popullore ansamblit Gjilani, valltarja më e mirë Jeliz Shenturk nga Bursa e Turqisë dhe për kontribut të veçantë Presheva jehon –Preshevë.
Sami Pira kryetar i jurisë, ka vlerësuar se ka qenë një prezantim i mirë i vlerave varësisht trevave prej nga vijnë grupet muzikore, mirëpo ka sugjeruar që Festivali të ketë një kriterium për t iu shmang përsëritjeve të valleve të njejta në këtë festival nga viti në vit. Festivali i Ansambleve ka përmbyllu edhe manifestimin Flakadani i Karadakut që mbahet në përkujtim të veprës së dëshmorit Njazi Azemi i njohur si komandant Mjekrra./2lonline/