Akademia mbretërore e Suedisë e ka bërë të njohur sot fituesin e çmimit Nobel për letërsi për vitin 2013. Nobelistja më e re quhet Alice Munro, është shkrimtare nga Kanadaja, që merret kryesisht me prozë të shkurtër.
Munro 82 vjeçe ka qenë edhe më parë në rrethin e ngushtë për të fituar çmimin Nobel. Ajo vlerësohet si “mjeshtre e tregimit të shkurtër”. Kështu e ka prezantuar zëdhënësi i jurisë fituesen, transmeton albinfo.
Me Alice Munro-n, çmimi Nobel për letërsi shkon për herë të parë në Kanada. Ndërsa fituesja është femra e 13-të deri më tash që merr çmimin Nobel për letërsi.
Çmimi Nobel ka vlerën monetare prej 1.2 milion dollarësh.