“Edukimi përmes artit është forma më e mirë për të mbajtur të rinjtë të angazhuar në aktivitete të vlefshme për të ardhmen, e njëkohësisht kreative. Programi ‘Arti në Shkolla’ synon edukimin kulturor të të rinjve në shkollimin parauniversitar”, ka bërë me dije, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.
Ai ëshët shprehur se përmes këtij programi, të gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme do të ndërveprojnë në nivel praktik me artin dhe trashëgiminë kulturore në mënyrë sistematike, duke kontribuuar kështu gjerësisht në ngritjen e vetëdijes së përgjithshme shoqërore ndaj të bukurës dhe historisë, krijimin e audiencave të reja dhe mendimit kritik artistik, pasurimin e fondit të aktiviteteve kulturore dhe stimulimin e zhvillimit të industrisë kreative në vendin tonë.
“Komuna e Gjilanit është komuna e parë e cila mirëpret nismën e Ministrisë së Kulturës dhe atë të Arsimit për lansimin e këtij programi nga i cili do të përfitojnë brezat e rinj”, ka thënë kryetar i Gjilanit, Alban Hyseni. /2LONLINE/