/2L ONLINE/ – Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Gjilani”,mori pjesë në “Festivalin e Këngës Epike dhe Lirike” – Burrel 2016. Ky Festival u mbajt për herë të dytë n rrethinën e Matit, ku qëllimi i këtij Festivali është që të kultivohet dhe të ruhet kënga epike dhe lirike sa më shumë në trevat shqiptare.
Kryetari i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Gjilani”, Nehat Ferati tha se ky Ansambël mori pjesë në këtë Festival, duke u munduar që ta pasurojë gjithmonë këtë ngjarje kulturore me programet tona, krahas shumë ansambleve dhe grupeve tjera nga të gjitha trojet tona.
“Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Gjilani” në këtë Festival u paraqit në natën e dytë finale me dy këngë lirike nga grupi i këngëtarëve dhe orkestrës dhe u prit jashtëzakonisht ngrohtë nga publiku matjan. Në këtë paraqitje ansambli ynë u shpërblye me çmimin e “Kolonisë se piktorëve” te cilët po ashtu kishin një aktivitet te mrekullueshëm”, tha Ferati.
Sipas tij, vlen të theksohet se organizimi dhe mikpritja matjane ishin të mrekullueshme njëherit i shprehim mirënjohje organizatorëve që patën forcën dhe kurajën të bëjnë këtë punë të mrekullueshme. Këto organizime janë shumë të qëlluara dhe të domosdoshme për kultivimin e vlerave artistike kombëtare. /2L ONLINE/