(2LONLINE) – Ansambli i këngëve dhe valleve “Gjilani”, nga qyteti i Gjilanit, është nderuar me çmimin për “Vallet më të mira”, në Festivalin Folklorik “ Oda Dibrane 2013”, në Peshkopi-Shqipëri,
Kryetari i AKV “Gjilani”, Nehat Ferati tha se në këtë festival kishte Ansamble dhe grupe nga e gjithë hapësira Shqiptare, konkurrenca ishte jashtëzakonisht e fortë por serioziteti dhe përgatitjet e Ansamblit ,,Gjilani’’enkas për këtë ngjarje të rëndësishme kulturore bën që të i shpërblehet mundi i të gjithë pjesëmarrësve.
“Vlen të theksohet dhe profesionalizmi dhe paanshmëria e jurisë profesionale që ishte përgjegjëse për vlerësimin e më të mirëve. Ansambli ,,GJILANI” në këtë ngjarje kulturore është paraqitur me këngë e valle, doke dhe zakone Autoktone nga treva e Anamoraves dhe Karadakut”, ka thënë Ferati, që ka vlerësuar edhe Këshillin Artistik të Ansamblit të përbërë përveq tij edhe nga Qemajl Musliu, Afrim Haziri e Rifat Idrizi.
Sipas tij, gjithashtu vlen të theksohet se, këto ngjarje kulturore janë shumë të rëndësishme për avancimin kulturor të gjitha trevave shqiptare, për njohje që krijohen në mes të rinjve etj. /2lonline/