(2LONLINE) – Iniciativa e vullnetarëve “Facedog Kosova” e cila ka për qëllim të ngris vetëdijën qytetare për trajtim më human të qenëve endacak, nesër (e diel) në Gjilan do të realizoj një aktivitet në bashkëpunim me strehimoren South Kosovo Dog and Cat Shelter.
Fitim Sylejmani, përfaqësues i “Facedog Kosova” tha se aksioni ka për qëllim kapjen e qenve endacak dhe strehimin e tyre.
Sipas tij, ideja për këtë aksion erdhi pas ankesave të shumta të banorëve të Gjilanit, të cilët ishin të shqetësuar për rrezikun që po iu kanosej nga qentë endacak.
Aksioni do të realizohet nga ora 07:00 e mëngjesit e do të zgjasë deri rreth orës 12:00, ka bërë të ditur Sylejmani./2lonline/