Novobërdë – (2LONLINE) – Sot rreth orës 02:30 minuta në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, saktësisht në fshatin Parallovë afër restorant “Geneva”, është shkaktuar aksident rrugor ku ka qenë e involvuar një veture me targa vendore. Si pasoj e këtij aksidenti plagë vdekjeprurëse pëson pasagjeri B. P. lindur (1985) nga Gjilani, ku vdekjen tij e ka konstatuar mjeku kujdestar. Ndërsa, vozitësi Xh. D. Lindur (1991) dhe pasagjeret H. F. (1992) dhe A. B. (1992) pësojnë lëndime të lehta trupore.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, ka bërë të ditur se deri te aksidenti dyshohet te ketë ardhur atëherë kur automjeti i markës Tojota P7 me targa vendore që e drejtonte Xh. D. lindur me (1991) me banim në Gjilani gjatë lëvizjes në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan dhe me të arritur në vendin e lartshënuar, si pasoj e mos përshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve të rrugës (kthesë e thellë dhe asfalt i lagur) e humb kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe përplaset në mbrojtëset e rrugës në anën e djathtë të lëvizjes.
Hashani ka bërë të ditur se si pasoj e këtij aksidenti plagë vdekjeprurëse pëson pasagjeri B. P. lindur (1985) nga Gjilani, ku vdekjen tij e ka konstatuar mjeku kujdestar. Vozitësi Xh. D. Lindur (1991) dhe pasagjeret H. F. (1992) dhe A. B. (1992) pësojnë lëndime të lehta trupore.
Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajete dërgohet në IML në Prishtinë për obduksion, kurse drejtuesi i veturës ndalet për 48 orë në qendrën e ndalimit në Gjilan.
Ne vendin e ngjarjes ndihmë kanë dhanë edhe njësiti zjarrfikës nga Gjilani si dhe auto ambulanca e Gjilanit.
Rasti mbetet nën hetime. /2lonline/