(2LONLINE) – Autoritetet policore të Rajonit të Gjilani kanë bërë me dije për një aksident trafiku që ka ndodhur në fshatin Tërpezë të komunës të Viti, ku nga hetimet e para mësohet se një veture ka goditur një këmbësor-fëmijë, që ka pësuar plagë te renda trupore.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e gjilanit, Ismet Hashani ka thënë se deri te aksidenti dyshohet te ketë ardhur atëherë kur automjeti i markës Daimler Chrysler që e drejtonte Q. Z. nga fshati Pozharan, komuna e Vitisë, duke qarkulluar në aksin rrugor Ferizaj-Gjilan, me të arritur afër rrugës se Terpeze, si pasojë e mospërshtatjes se shpejtësisë, kushteve te rrugës, e përplas këmbësoren-fëmijën, e cila në momentin kritik ishte duke e kaluar rrugën nga ana e djathtë në të majtë në drejtim të lëvizjes së veturës së përfshirë në aksident.
Hahsnai tha se , fillimisht këmbësoren e dërgon në shtëpinë e shëndetit në Viti vet shoferi i përfshirë në aksident me automjetin e tij. Pas dhënies së ndihmës së parë më pastaj me autoambulance transportohet në spitalin rajonal te Gjilanit dhe me pas për shkak te natyrës se lëndimeve dërgohet në QKUK në Prishtinë.
“Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori shtetëror dhe me urdhër të tij shoferi i përfshirë në aksident ndalet në mbajtje. Nga raportet e QKUK-së mësojmë se shëndeti i fëmijës është në përmirësim. Rasti po hetohet nga Trafiku Rajonal”, thotë hashani. /2lonline/