Në orët e paraditës si pasojë e një aksidenti rrugor, ka humbur jetën një qytetar i cili duke tentuar ta kalojë rrugën në trekëndëshin ku ndahen rrugët Bujanoc-Kamenicë – Gjilan, është shtypur nga autobusi.
Mediat e Luginës bëjnë të ditur se fjala është për Faredin Selimin, nga fshati Konçul i Buajnocit, por i cili prej kohesh jetonte në Kamenicë.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me prokurorin e rastit e cila po heton shkaqet e këtij aksidenti fatal.