(2LONLINE) – Prsidenti i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli në Zhegër u prit me slloganin ”Mirë se erdhe kryeministër”. Ndërkohë nga Zhegra Pacolli ka thënë se AKR po realizon dëshirën e Agim Ramadanit për bashkimin kombëtarë dhe premtoi se me marrjen e lokomotivës së Qeverisë në vitin 2015 do të ecim pa viza nëpër vendet evropiane.
Sllogani ” Faleminderit zoti Pacolli, kryeministër i ardhshëm i Kosovës ”, i vendosur në hyrje të lokalit ku mbahej tubimi i nëndegës së AKR-së në Zhegër, i emocionoi të gjithë mysafirët e ardhur, e veçaranarisht President Pacollin. Ky ishte një faleminderim i banorëve të Zhegrës për ndërtimin e urës së fshatit në vlerë 20 00 euro, e cila mundësoi lidhjen e dy lagjeve të cilat ishin të ndara në mes veti.
Pacolli i bindur në fitore dhe se po vjen koha e AKR-së, shprehu kënaqësinë se AKR –ja do ta bëjë realitet ëndrrën e Agim Ramadanit për ta realizuar bashkimin kombëtarë.
Në këto zgjedhje garojmë me kandidat të suksesshëm, për at edhe e kemi përkrahjen e qytetarëve . Qytetarët na besojnë se Trpçen do ta ua kthejmë qytetarëve të Kosovës dhe do të ndërtojmë shumë shpejt edhe termocentralin e premtuar kaherë nga të tjerët, tha Pacolli.
”Ne i sollëm mbi 100 njohje ndërkombëtare, njerëzit e AKR-së kryjnë punë, nuk janë hajna, as gënjeshtarë as nuk hetohen na askush, jemi me duar të pastra. Qeveria nën udhëheqjen e AKR-së do të ketë rritje të lartë ekonomike, do të hap vende të reja pune, ndërsa tokat e e uzurpuara nga Agjensioni Kosovarë për Privatizim ( AKP-ja) do të kthehen në menaxhim të komunave. AKR-ja është parti origjinale dhe ka projekte të freskëta për ta ndërtuar këtë pjesë të Kosovës”, tha Pacolli.
Pacolli iu tha qytetarëve të tubuar se AKR-ja nëse e drejton lokomotivën e Qeverisë atëherë në vitin 2015 qytetarët tanë do të ecin pa viza në Evropë. ”Por mos harroni se në Evropë nuk do të shkojmë si qytetarë të rendt të dytë, por do të punojmë me djersen tonë dhe do ta zhvillojmë ekonominë. Nuk kemi kohë për të humbur. Ju ftoj qytetarë të dashur që ta përqafoni misionin tonë” tha në fund President Pacolli e më pastaj lavdëroi kandidaturat për deputet nga Komuna e Gjilanit; Tefik Ibrahimin, Agim Rexhepin, Ismet Hajdinin, Merita Hysenin, Izeir Hyden dhe Ismajl Seyffetinin.
/ e sponsorizuar/