(2L ONLINE) – Drejtues të AKR-së së Gjilanit thonë se programin dhe vizioni i AKR-së me programin e sajë ekonomik ka ndikuar që të ketë iniciativa për formimin e nëndegëve dhe aderime të vazhdueshme të shumë grupeve politike, personaliteteve politike dhe akademike, po ashtu edhe shumë të rinj nga fusha të ndryshme kanë treguar interesim për anëtarësim dhe për të zhvilluar aktivitet në radhët e AKR.
Sipas tyre, interesimi i të rinjve për të kontribuar në ngritjen e kapaciteteve organizative të degës së AKR në Gjilan , po jep rezultate të lakmueshme. Në takimin e mbajtur në lagjen Dradania II, u themelua Këshilli inicues në krye të së cilës u emërua Sytrim Syla, i cili ka përfunduar studimet në SEE Universit në drejtimin Shkencat Kompjuterike dhe Bashkëkohore si dhe Masterin Profesor i Informatikës.
Sipas Sylës, gjatë takimit u diskutuan problematikat që ballafaqohen banorët e kësaj lagjeje,si mungesa e trotuarit në rrugën kryesore, mungesa e sinjalistikës dhe sigurisë, mungesa e ujit si dhe problemi i papunësisë, që është problematikë për ç’do banorë të Gjilanit.
Ai ka thënë se forcat e reja që po zgjojnë interesim për t’u aktivizuar në AKR është besimi në vizionin e Presidentit të partisë Behgjet Pacolli, për zhvillimin e ekonomisë së vendit dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
Po ashtu u tha se programi dhe vizioni i AKR s- së me programin e sajë ekonomik ka ndikuar që të ketë iniciativa për formimin e nëndegëve dhe aderime të vazhdueshme të shumë grupeve politike, personaliteteve politike dhe akademike, po ashtu edhe shumë të rinj nga fusha të ndryshme kanë treguar interesim për anëtarësim dhe për të zhvilluar aktivitet në radhët e AKR. /2L ONLINE/