(2L ONLINE) – Në vazhdën e takimeve elektorale, u mbajt takimi në nëndegën e AKR-së Dardania I , ku prezantuan përveç anëtarëve edhe shumë simpatizant. Në takim mori pjesë edhe ministri në detyrë Fadil Ismajli , ish kryeministri Bajram Kosumi, Violeta Gashi kandidate për deputete, profesor Femi Krasniqi dhe kandidatët nga komuna e Gjilanit Tefik Irahimi, Ismet Hajdini, Agim Rexhepi, Merita Hyseni, Izeir Hyda dhe Ismajl Seyfetin.
Fadil Ismajli, ministër në detyrë anëtarësisë dhe simpatizantëve tha se na ndajnë vetëm 8 ditë nga demokracia e vërtetë, që siç tha ai, me 8 qershor AKR do ta marrë pushtetin.
Sipas tij, zhvillimi ekonomik dhe punësimi i qytetarëve të Kosovës janë prioritet i këtij subjekti. E për partitë tjera, ai tha se kanë shifra marramendëse e astronomike.
Fadil Ismajli duke folur në emër të AKR tha se AKR do ta marrë qeverisjen e vendit sepse ajo tashmë është dëshmuar se ka njerëz, ka kapacitete dhe ka kuadro të dëshmuara. E kemi shkruar qartë si do të arrijmë këtë synim tonin. Ky synim dhe koncept yni realizohet përmes programit të AKR-së, që parasheh punësim real, zhvillim ekonomik i cili do të sjell mirëqenie sociale”,
Ismajli tha se AKR ka një program real dhe ky program nuk është program i dëshirave, por është program i realitetit dhe i të vërtetave. “AKR është për shtet ligjor dhe shtet të së drejtës. AKR do t`i arrijë këto synime, por ne nuk premtojmë shifra astronomike ashtu siç po thuhet nga subjektet tjera. Oferta e AKR dallon nga partitë tjera sepse programi i AKR-së është program që i dedikohet qytetarëve të saj” tha Ismajli.
Ismajli tha se befasohet me premtimet e të tjerëve të cilët buxhetin e shtetit e shohin si një thes dhuratash të babadimrit.
Ismajli tha se AKR promovon të drejtat sociale, integrimin, diasporën. “Është program i dizajnuar dhe i udhëhequr nga njeriu që ka ekspertizën, ka përvojën dhe botën e biznesit.
Si është e mundur që Kosova të jetë shteti më i varfër, dhe përgjigja nuk është e vështirë sepse Kosovës i ka munguar një qeverisje e vërtetë e bazuar në dije dhe eksperiencë.AKR ka dëshmuar se ka njerëz profesional dhe AKR është garancia më e mirë për investime” tha Ismajli.
Ismajli tha se Anamorava është anashkaluar nga të gjitha qeveritë, por me AKR në krye Anamorava e Gjilani do të zhvillohen e ndihmohen në të gjitha aspektet sepse Gjilani meriton një tretman më të ndershëm tha ai.
Ndërsa Bjaram Kosumi foli për periudhat që kaloi Kosova gjat historisë dhe rolin që kan luajtur udhëheqësit duke u nisur nga veprimtarët në arsim, rezistencë, unifikimin dhe bashkimin e popullit , dhe rezistenca e armatosur e deri te momenti në të cilen ndodhet Kosova, e që ka nevojë për zhvillim ekonomik, e këtë mund ta bëjmë vetëm me Bexhet Pacollin i cili din ta bëjë këtë.
Nga votuesit kukoi që votat mos të dalin nga Anamorava sepse kështu do të bëhemi pjesë e qeverisjes dhe do ta ndryshojmë gjendjen në Anamoravë e cila është lënë anash. /2L online/