Gjilanasit në tubimin elektoral të degës së AKR-së në Gjilan, me praninë e tyre madhështore treguan se më 8 qershor do të vendosin për zhvillimin e vendit të tyre.
Salla ishte e mbushur përplot derisa ai ka dhënë mesazhe për programin e AKR-së dhe projektin e tij që lidhet me autostradën dhe parkun e madh industrial. “Autostrada për Dheun e Bardhë është arterie për Anamoravën dhe Kosovën Lindore. AKR e ka filluar këtë nisëm e këtë projekt dhe ne nuk heqim dorë sepse edhe AKR-ja është e Anamoravës, por edhe Anamorava është e AKR-së. Unë e dua këtë vend më shumë se çdo gjë tjetër” u shpreh Pacolli
“Prania juaj në numër kaq të madh tregon se gjilanasit dëshirojnë ta zhvillojnë vendin, dëshirojnë të kenë autostradën që kalon nëpër komunën e juaj, dëshironi të udhëtoni jashtë vendit dhe të keni vende pune në vendlindjen e juaj. E nëse kështu në masë kaq të madhe dilni e votoni për AKR-në me 8 qershor, kjo do të jetë e mundur. Ne do të kryejmë punën tonë dhe Gjilani do të zhvillohet si kurrë më parë”, tha Pacolli.
Për të penguar këtë tubim madhështor, ishte munduar edhe kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Hazri, por që nuk ia kishte arrit
“Gjilanasit nuk mund t’i pengoj askush që të zhvillojnë komunën e tyre. E di që jeni bërë mbret i Gjilanit dhe mund të mos lejoni të mbahen tubimet e AKR-së në hapësirat publike, por po u them z.Haziri, se prapë qytetarët e Gjilanit gjetën vend për tu tubuar dhe për të treguar se ata tashmë janë përcaktuar për AKR-në”, tha Pacolli.
Nga Gjilani, presidenti Pacolli i dërgoi të fala edhe kryetarit të komunës së Prishtinës, për t’i thënë se duhet të merret me brengat e qytetarëve të Prishtinës, dhe jo të pengojë zhvillimin e komunës së tij dhe hapjen e vendeve të reja pune
“Sa komike ishte reagimi i kryetarit të komunës së Prishtinës. Në vend që të thoshte hajde se do t’ju ndihmoj ta merrni lejen e ndërtimit, ai thotë se nuk do të lejoj të ndërtoni fabrikën që hap mijëra vende pune. Nga këtu i them kryetarit të komunës së Prishtinës, le të merret me brengat e qytetarëve e mos të pengoj zhvillimin e komunës së tij”, tha Pacolli.
Ndërkaq duke folur për investimet në Kosovë Pacolli tha se AKR-ja është përpjekur të bëjë të pamundur që në Kosovë të vijnë donacione e investitor. “Ju e patë se ne kishim një projekt disa milionësh, por nuk gjetëm tokë në Mitrovicë dhe projektin e zhvendosëm në Prishtinë. I fala 6 hektar donacion për fabrikën e këpurdhave dhe e patë reagimin e arrogancën e djaloshit Shpend Ahmeti. Ai në vend se të na përkrah dhe na ndihmojë e bëri të kundërtën. Shpendi le të merret me ujin se më mirë i bije” tha Pacolli.
Pacolli ka folur edhe për parkun industrial në Gjilan dhe për zonat e lira ekonomike.”Ne kemi pasur një program shumë ambicioz dhe të detajuar për të zhvilluar komunat dhe Anamoravën. Parku industrial do të bëhet realitet nëse na besohet udhëheqja dhe përgjegjësia. AKR ka pasur ministri e kuadro në Qeveri, që asnjëherë nuk janë frikësuar as prej prokurorëve apo hetuesve. Sepse ata kanë punuar ndershmërisht dhe profesionalisht” tha Pacolli.
Presiden Pacolli pastaj u shpreh se Kosova dhe Anamorava ka një rini të shëndoshë dhe stabile.”Ju sigurojë se me AKR në qeverisje rinia në vitin 2015 do të ecë pa viza nëpër Evropë” ka përfunduar Pacolli duke kërkuar nga gjilanasit që ta votojnë AKR, partinë e dijes, përvojës e të guximit.
Agim Rexhepi koordinator i AKR-së në Gjilan dhe kandidat për deputet tha se AKR-ja që sonte e shpallë fitoren dhe i hap rrugë Behgjet Pacollit që të qojë përpara Kosovën dhe zhvillimet e saja.
Kandidatët për deputet nga Gjilani Ismet Hajdini Dr. i stomatologjisë, prof. Izeir Hyda, studente e masterit Merita Hyseni, kandidat nga diaspora prof. Ismajl Sefettin kanë shpalosur programet e tyre duke kërkuar votën e gjilanasve
/e sponsorizuar nga AKR/