Agjencia kundër Korrupsionit ka rekomanduar të gjithë kandidatët që marrin pjesë në zgjedhje për Kryetarët dhe Zëvendës Kryetarët të Komunave, Kryesuesit, Zëvendës Kryesuesit, Këshilltarët të Asambleve Komunale dhe të gjithë Drejtorët e Drejtorive Komunale se duhet t’i shmangen Konfliktit të Interesit që në momentin e marrjes së detyrave si zyrtar të lartë publik.
Sipas Agjencisë, ky opinion publikohet si rrjedhojë e një numri të madh kërkesash që i janë adresuar Agjencisë nga ana e kandidatëve për postet e lartë përmendura për t’u dhënë interpretimin institucional në lidhje me mënyrën se si duhet t’i shmangen Konfliktit të Interesit.