(2LONLINE) – Isa Agushi i LDK-së ka mohuar të ketë fyer apo kërcënuar Bujar Nevzatin e PDK-së (shih shkrimin Bujar Nevzati thotë të jetë kërcënuar nga Isa Agushi) dhe për këtë thotë të jenë dëshmitarë edhe ata që kanë qenë në rrojtore, ku Nevzati pretendon të ketë ndodhur kërcënimi ndaj tij.
Agushi ka thënë për 2lonline se më e shumta që ka mund ti ketë thënë Nevzatit ka qenë ajo se nëse ka pas keqpërdorime, keqpërdoruesit do të ballafaqohen me ligjin. Ai ka mohuar të ketë fyer apo kanosur Nevzatin duke thënë se është trillim i Nevzatit për të cilin ai duhet të turpërohet.
Agushi për ta sqaruar rastin në këto momente ndodhet në polici. /2lonline/