Filmat “American Hustle”, “Her” dhe “Gravity”, janë vlerësuar si më të mirët nga tri shoqata të kritikëve, derisa “12 Years a Slave” është fitues i Festivalit të Torontos.
Në listën vjetore të Institutit Amerikan të Filmit – AFI, siç transmeton kultplus, ndodhen edhe trileri për piratët somalez “Captain Phillips”, drama me temë skllavërinë “12 Years a Slave”, dramë komedia “Nebraska”, romansa futuristike “Her”, drama historike e Disneyt “Saving Mr Banks”, folk komedia “Inside Llewyn David” dhe “The Wolf of Wall Street” e Martin Scorsese.
Filmat “American Hustle”, “Her” dhe “Gravity”, janë vlerësuar si më të mirët nga tri shoqata të kritikëve, derisa “12 Years a Slave” është fitues i Festivalit të Torontos.
Intituti Amerikan i Filmit përbëhet nga kritikë, shkencëtarë, artistë të filmit dhe TV-së, etj. Lista e filmave më të mirë publikohet në prag të nominimeve për çmimet Globi i Artë që do të mbahet gjatë kësaj jave.
Filmat të cilët ndodhen në këto lista zakonisht shkojnë në garë për çmimin “Oscar”, nominimet e të cilit do të publikohen më 16 janar.
Lista e 10 filmave më të mirë sipas Institutit Amerikan të Filmit – AFI:
1. 12 Years A Slave
2. American Hustle
3. Captain Phillips
4. Fruitvale station
5. Gravity
6. Her
7. Inside Llewyn Davis
8. Nebraska
9. Saving Mr. Banks
10. The Wolf of Wall Street /koha/