/2L ONLINE/ – Që nga lufta ruso-osmane e vitit 1877-1878, një pjesë mjaft e madhe e fshatërave shqiptare u shpërngulen përmes dhunës dhe terrorit që ushtruan fqinjtë e tyre serbë, malazezë, bullgarë dhe grekë. Prandaj mund të themi se rrjedha e të këqijave për shqiptarët ishte nga afër (afërsia), të ndihmuar nga vëllau i madh i tyre Rusia. Pra, vetëm nga Serbia e sotme Jugore ishin shpërngulur më se 520 fshatëra, në të cilët (fshatëra) më se 352 ishin etnikisht të pastërta shqiptare, dhe më se 168 ishin fshatëra të përziera shqiptare me të tjerë. Shtetet fqinje ballkanike (të afërta, në kufijtë, në afërsi), qysh para viteve 70-ta, si: Greqia, Serba, Mali i Zi kishin shfaqur pretendimet territoriale për tu zmadhuar në dëm të trojeve shqiptare, ata kishin bërë platformat politike. Edhe marrëdhniet në mes të shqiptarëve me osmanët ishin gjithmonë të acaruara në trojet tona ( nga se osmanët ishin pjesë e huaj në trupin shqiptarë), por ato e rritën intensifikimin e acarimit, aty kah fundi i vitit 1902, ku u rënduan në mënyrë të veçantë për dy çështje:
Nga kërkesat e osmanëve për çarmatosjen e shqiptarëve dhe për shkak të hapjes së konsullatit rus në Mitrovicë. Vrasja e konsullit rus Sheçerbin, nga shqiptarët, më 1 prilltë vitit 1903, bëri të qartë se shqiptarët nuk mund të pajtoheshin me këto zhvillime në dëm të tyre.
Sipas projekthartave të vendosura në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, ajo më favorizuese për shqiptarë, ishte e Austro-Hungarisë, nga se përfshinte pjesën më të madhe të trojeve shqiptare, ndërkaqë projektharta ruse, e nxituar nga vëlleyërit e saj të vegjël (serbët, malazezët bullgarët), dhe nga vet Rusia, për ndikim politik, parashihte një copëtim shumë të madh të tokave shqiptare. Megjithatë këto dy shtete u detyruan të bënin disa lëshime në kompromis njëra-tjetrës.
Pas një lufte të ashpër diplomatike, më 22 mars 1913 Konferenca i caktoi kufijtë veriorë dhe verilindorë të Shqipërisë, kurse më 11 gusht 1913 edhe kufijtë jugorë dhe juglindorë. Nën sundimin serb e malazias ranë Kosova, viset e Shkupit, Tetovës, Dibrës, Gostivarit, Kërçovës, Strugës e shumë të tjera. Këto përfshijn një territor të gjerë, rreth 24 mijë kilometra katror, ku banonin rreth 1 milion banorësh, ku më se 80% ishin shqiptarë.
Për një kohë të gjatë kemi ëndrruar të shkruajmë një pjesë letrare me qëllim që të përshkruajm disa zakone dhe tradita të popullit shqiptar, jo nga që jam pjesë e tij, por sepse kam qenë dëshmitar i cilësive të tyre patriotike, të tilla si: Dashamirësia për mëmëdhen, sakrifica, mbajtja e fjalës së dhënë, mëshirës, kur dikush dorëzohet në duartë tuaja, për t’a mbrojtur atë fizikisht dhe për ta ndihmuar materjalisht (përmes ndimës, falas dhe në hua), ndonëse të ndar nga pikëpamja fetare, shqiptarët ishin të formuar në një komb në mes tyre. Ata edhe se të okupuar krijonin të drejtën për punë, liri dhe përparim, shkruan: Gawroch Georg, në librin, Gjysmëhëna dhe Shqiponja 1878-1912. Tiranë,2007.
Si mund t’iu kthehemi këtyre traditave që sot i kanë në përdorim edhe vendet më të zhvilluara evropiane, për shembull:
Mëshira: Shqiptarët si individ e kishin në shekuj ta mbanin njeriun që iu bie në mëshirë dhe ta mbronin atë. Në shtetet demokratike të perëndimit i posedojnë këto vëlera përmes ligjit dhe bugjetit të shtetit, të rrezikuarit politik (që i dorëzohen shtetit, nga ndonjë shtet tjetër) i mbanë dhe i mbron shteti.
Ndihma: Shqiptarët si individ u kanë ndihmuar njerëzve, që ishin në pamundësi për të jetuar, apo për t’u shëruar. Në vende të zhvilluara u ndihmon shteti përmes fondeve sociale dhe përmes shërbimeve mjekësore falas.
Mbajtja e fjalës: Si individ shqiptarët janë të njohur si njerëz të fjalës nëpër kohë, në takime e në vende të tjera. Te shtetet e zhvilluara fjalën e mbron shteti me ligj, po edhe individi në raste të caktuara të ndryshme, zyrtare apo formale.
Pse si shtet ne këto nuk i praktikojm! Mendoj se përgjigjëja është shumë e thjeshtë, nga se nuk kemi demokraci të mirëfillt si shtetet që i përmendëm më parë. Mungon demokracia partiake mbrenda vetë partive politike, pa të cilën (demokraci) nuk mund të ketë shtet demokratik. Kur mungon demokracia partiake votuesit në zgjedhje, për organe të shtetit, zgjedhin më pak të keqin në mesin e më të këqijve, i suprimohet e drejta votuesit të zgjedhë më të mirinë në mesin e më të mirëve.
Prandaj, edhe këtu e keqja vjen (nga uzurpatorët diktatorial partiak, shqiptarë), nga afërsia. Pra, nga vjen e mira për këtë popull? Mendoj se edhe kjo është një pytje e thjeshtë, vie nga drejtësia e parimeve demokratike, që krijohet, për mundësin e zgjedhjes nga ana e votuesëve për të zgjedhë më të mirët, për organet e shtetit që t’i shërbejnë këtij populli të shumëvuajtur. Tani bëhen votimet në popull, për shembull për kryetar (apo post tjetër) të një komune, votohet në popull nga katër parti, katër kandidatë që janë në garë, pra, një mundësi e vogël për një rezultat të kënaqshëm për votuesin.
Sipas mendimit t’im (ky është cenim i demokracisë partiake), po të ishin jo 4-rë nga katër parti, po 40-të, ose 80-të, ose 120-të kandidatë prej këtyre katër partive (për kryetar, apo post tjetër) të kandiduar, do të ishte një mundësi dhe hapsirë e madhe për eleminimin e uzurpatorëve partiak përmes votës popullore, dhe për një rezultat të kënaqshëm për votuesin.
Prandaj, me shembjen e këtyre diktaturave partiake, përmes aktiviteteve të shumta brenda partive për reforma demokratike, mund të hapet rruga e demokracisë së mirëfillët partiake, e pastaj të kemi si dhuratë demokracinë në shtetin e Kosovës, që do të krijoi letësira dhe mundësi për hapjen e vendeve të reja të punës, që është parakusht për mbushjen e arkës së shtetit të Kosovës, e jo mbushjen e xhepave të disa zyrtarëve shtetror./2L ONLINE/