(2L ONLINE) – Të premten, banorë të lagjes Arbëria, Zabel dhe Velekincë, ishin mbledhur në ambientet e shkollës fillore “Abaz Ajeti”, për të marrë pjesë në tubimin e radhës të AAK-së në Gjilan. Ndërsa para tyre kanë qëndruar kandidatët për deputetë në Kuvendin e Kosovës nga AAK-ja, të cilët prezantuan ofertën e tyre për një Gjilan më ndryshe dhe më të mirë.
Magbule Shkodra, profesoreshë dhe inxhiniere e elektroteknikës, ka thënë se ajo është kthyer me shpresën se do ta shoh një ditë më mirë vendin e saj.
“Kam hyrë në politikë për të provuar të jem pjesë e ndryshimit për vendin tim, për të mos i parë këto që po i shoh prej takimeve të mija në fshatra të ndryshme, e që më bëjnë të ndihem jashtëzakonisht keq. Është turp që të gjithë këta njerëz të kësaj qeverie në ikje kanë lejuar që të na kaplojë mizori”, ka thënë Shkodra.
Ajo ka kërkuar nga qytetarët që ti japin besimin AAK-së dhe numrit 44, sepse siç ka thënë edhe ajo vet beson se vetëm AAK-ja dhe lideri i saj Ramush Haradinaj, mund ta shtypin këtë mizori që e ka kapluar vendin tonë.
Fehmi Fetahi, ndërkaq ka folur kryesisht për zhvillimet ekonomike të ngecura në vendin tonë si dhe për faktorët që e kanë sjellë këtë gjëndje.
“Unë jam kthyer në Kosovë për ti dhënë këtij vendi dhe asnjëherë për ti marë as gjënë më të vogël. Për të rritur zhvillimin ekonomik dhe jo për ta shkatërruar atë dhe për të sjellë një frymë perëndimore në bizneset tona”, ka thënë Fetahi.
Ai më tej ka thënë se nëse i jepet mundësia liderit Haradinaj dhe deputetëve të tij, gjërat në Kosovë do të ndërrojnë për të mirë.
Drita Maliqi-Zunce, kandidate nga radhët e LDD-së, pjesë e listës së Aleancës, ka thënë se subjekti që ajo i përket i janë bashkangjitur Ramush Haradinaj, sepse besojnë fuqishëm në programin e tij të hartuar nga ekspertë të vërtetë.
“Ne besojmë se Drejtimi i Ri, nuk do ti lë në rrugë fëmijët tanë për të cilët investojmë kaq shumë, por do ti sistemojë dhe profilizojë në sferat përkatëse, prandaj ju bëjë thirrje që të votoni numrin 44 dhe të mos ballafaqoheni më me cështje që nuk janë luks, por elementare për jetë”, ka thënë Maliqi-Zunce.
Ajo ka folur edhe për cështjet që do ti inicojë në Parlamentin e Kosovës nëse do ti jepet mundësia.
Nijazi Idrizi, ka thënë se është i indinjuar nga problemet me të cilat ballafaqohet pikërisht lagjja e Arbërisë, ku një pjesë madje nuk kanë as ujë të pijshëm.
“Mungesa e ujit të pijshëm në këtë kohë është cështje turpi për të tjerët, sepse nuk ka asnjë arsyetim që e lejon një gjë të tillë. Anamorava ka shumë mundësi që ta sigurojë një gjë të tillë dhe këtë konkretisht e parasheh programi Drejtimi i Ri”, ka thënë Idrizi.
Ai më tej ka folur edhe për pasuritë e mëdha që ka vendi jonë sic janë minierat dhe mineralet e shuma, prodhimet atraktive vendore si dhe mundesi e prodhimit të energjisë elektrike, pasuri këto që në të ardhmen do ta pasuronin të gjithë Kosovë e jo vetëm disa persona të caktuar.
Ndërkaq në fund, fjalën e mori edhe kryetari i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu, I cili duke I falenderuar qytetarët, i prezantoi projektet e dikurshme të Aleancës që po zënë zbatim tani ditë pas ditë për qytetarët tanë.
“Së shpejti në Velekincë do të fillojë rregullimi i fushës sportive si dhe asfaltimi I dy rrugëve kryesore, në lagjen Arbëria do të fillojë rregullimi i kanalizimit ndërsa në lagjen te vishnjet do të zgjidhet një herë e mirë problemi me ujësjellësin, duke përfshirë këtu edhe rregullimin e rrugëve si dhe ndriqimin e lagjes. Që të gjitha këto janë prioritetet e Aleancës, që unë po i inicojë nga aty ku vota juaj më ka dërguar”, ka thënë Kadriu.
Ai më tej ka thënë se cdo premtim i Aleancës do të zbatohet dhe cdo kërkesë e qytetarëve do të gjejë rrugën e duhur.
Në këtë tubim, përpos një numri të shumtë të qytetarëve morën pjesë edhe anëtarë të strukturës së AAK-së në Gjilan.
/e sponsorizuar/