(2L ONLINE) – Kryetari i AAK-së në Gjilan njëherit nënkryetar i komunës së Gjilanit si dhe kandidat për deputet në Parlament të Kosovës nga radhët e AAK-së Rexhep Kadriu, të mërkuren është takuar me banorë të fshatit Haxhaj, para të cilëve ka prezantuar ofertën e tij për qytetarët e Gjilanit.
“Aleanca këtë vit ka dalur me një program jashtëzakonisht të mirë, prandaj edhe me krenari kërkojmë nga ju ta votoni Aleancën, sepse keni në duar një program qeverisës i cili premton një jetë më të mirë për të gjithë ju”, ka thënë kryetari Kadriu.
Ai më tej ka shtuar duke thënë se kësaj radhe më shumë se asnjëherë kemi arsye për të dalë në zgjedhje, sepse e kemi kandidat për kryeministër një lider, i cili me 100 ditëshin e tij të qeverisjes ka dëshmuar profesionalizëm përkushtim, saktësi dhe unitet.
Një arsye tjetër shumë e fuqishme për të votuar Aleancën kësaj radhë, ka thënë kryetari Kadriu, është lista e kompletuar e kandidatëve nga Gjilani për deputetë në Kuvendin e Kosovës. Përbërja e jashtëzakonshme e kësaj liste, e njohur si më e mira në të gjithë vendin, është arsye e fortë për të besuar në realizimin e interesave tona.
“Me Ahmet Isufin, Nijazi Idrizin, Magbule Shkodra, Fehmi Fetahin dhe mua, Gjilani do të arrijë të përfaqësohet 100%, ashtu sic e meriton vërtetë dhe të dëshmohet një herë e mirë, që kemi tradita të mëdha, vlera të larta dhe jemi të cmueshëm”, ka thënë Kadriu.
Kryetari Kadriu,i cili fshatin Haxhaj e kishte vizituar edhe shumë herë përpara, ka premtuar se ato që janë premtuar do të realizohen, sic ka ndodhur me shumë projekte deri më tani, ndërsa ka thënë se ky fshat njejtë si edhe fshatrat e tjerë do ta kenë përkrahjen e tij, duke nisur nga infrastruktura e deri tek nevojat më elementare.
Kryetari Kadriu në këtë takim është shoqëruar nga disa anëtarë të kryesisë së tij, përkrahja e të cilëve është dëshmuar vazhdimisht.
/e sponsorizuar/