(2L ONLINE) – Përfaqësuesit e malësisë së Gollakut, nga Lisocka, Gmica, Gjyrisheci,… komuna e Dardanës, shfrytëzuan paraditen e të enjtes t’i bëjnë vizitë kompleksit turistik “Vali Ranch” në Gjilan, me që rast u takuan me pronarin e këtij kompleksi turistik, njëherësh edhe kandidat për deputët në Kuvendin e Republikës së Kosovës nga radhët e Aleancës Për Ardhmërinë e Kosovës,.Fehmi Fetahi.
Në këtë takim u tha se regjioni i Anamoravës në tërësi, sidomos fshatrat e malësisë së Gollakut, janë lënë jashtë agjendës së qeverisë në largim, e cila nuk ka tregua aspak interesim që në këto fshatra të krijohen kushte më të mira për një jetë më të dinjitetshme, thanë përfaqësuesit e këtyre fshatrave.
Fehmi Fetahi, një afarist i suksesshëm në Zvicër, i cili u rikthye në Kosovë për t’i hy politikës përmes së cilës mendon të krijoj kushte të favorshme për tërheqjen e investitorëve të huaj, pasi që është edhe kryetar i rrjetit të bizneseve në Zvicër, i informoj këta përfaqësues lidhur më mënyrën e të bërit biznes, kushtet që duhet krijuar atyre që investojnë, dhe arsyet e tij për hyrje në politikë, rrjedhimisht në listën e AAK-së.
“Unë jam ardhë në Kosovë që bashkë me njerëzit që ia duan të mirën këtij vendi, ta ndryshojmë gjendjen ekonomike. Ju e dini se ky regjion është injoruar vazhdimisht, nuk ka pasur një ndarje proporcionale të buxhetit, mjete të cilat i takojnë Anamoravës, andaj është mirë që të gjithë të angazhohemi dhe t’i japim mundësi Ramush Haradinaj të merr bekimin tuaj në mënyrë që pas tetë qershorit të drejtoj qeverinë e Kosovës. Këtë e garanton “Drejtim i Ri”, e garanton Ramushi dhe kandidatët e listës tonë”, u shpreh Fetahi.
Përfaqësuesit nga Gollaku, garantuan për një mbështetje të pa rezervë programit që ofron AAK, dhe u zotuan se njerëzit si Fehmi Fetahi e kandidatët tjerë të AAK-së, duhet të përkrahen, ngase janë garancë që kjo pjesë e Kosovës të dal nga terri në të cilën gjendet.
Ndërsa në mbrëmjen e te enjtes, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, mbajti tubim me banorët e fshatrave të Gjilanit, Zhegër, Lladovë, Llashticë e Nasalë. Në këtë tubim u prezantuan kandidatët për deputet që vijnë nga Gjilani, dhe u bë shpalosja e programit qeverisës që ofron ky subjekt politik.
U tha se Kosova e ka rastin të përzgjedh njerëzit të cilët kanë përvojën e tyre ne fusha të caktuara të jetës në Kosovë. Nijazi Idrizi, kandidat për deputet nga kjo anë, tha se lista e AAK-së përmban emra të njohur të të gjitha profileve.
“Është nder për ne që pjesë e kësaj liste është edhe Fehmi Fetahi. Një njeri i veçantë, njeri i cili ka dhënë dëshmi të fortë se është shumë i interesuar të investoj në Kosovë, ngjashëm siç ka investuar në kodër të Përlepnicës, është i interesuar të investoj edhe në këtë pjesë ku jemi sonte”, tha z.Idrizi.
Në jetën politike dhe institucionale, duhet të kemi njohës të politikave bankare, bujqësore, ekonomike e sociale.
“Përderisa në Zvicer njerëzit kanë mundësi të lehta për të bërë biznes duke marrë kredi bankare pa asnjë interes, këtu në Kosovë ndodhë e kundërta. Ata që duan të krijojnë vende pune në Kosovë, pikë së pari ballafaqohen me probleme në banka, të cilat kanë nivel të lartë të interesit, dhe kështu pamundësohet rruga për ecje përpara” , përfundoi Fehmi Fetahi /2 L ONLINE/
/e sponsorizuar/