/2L ONLINE/ – Kriza që ka kapluar Kuvendin e Kosovës qe një kohë të gjatë, ku nuk po mundë assesi të kryej punën e vetë, pasi që vazhdimisht po pengohet nga opozita, veçmas nga Lëvizja Vetëvendosje e cila s’po kursen as gazin lotsjellës vetëm e vetëm për ta pamundësuar mbajtjen e seancave të rregullta në Kuvendin e Kosovës. Shkas për pengimin e punës së kuvendit është bërë marrëveshja për demarkacionin dhe ajo për Asociacionin e Komunave Serbe,e në anën tjetër Bashkësia ndërkombëtare kërkon që këto marrëveshje të votohen në Kuvendin e Kosovës.
Të gjendur në këtë situatë me të drejtë qytetarët janë të shqetësuar me situatën aktuale dhe me mundësin që gjendja në ditët në vijim edhe mundë të përshkallëzohet, kur kemi parasysh edhe faktin se Kuvendi I Kosovës ka caktuar një shtatorin si ditë kur do të votohet marrëveshja për demarkacionin. Edhe ndërkombëtarët janë shumë të shqetësuar për mundësin e destabilitetit të sigurisë në Kosovë. Rreth mundësisë për destabilizim dhe cenim të sigurisë në Kosovë, ekziston potencial,por kush posedon kapacitete për ta destabilizuar Kosovën.
Serbia ka kapacitete që Kosovën ta destabilizojë si në aspektin e sigurisë po ashtu edhe në aspektin politik dhe ekonomik,por me qen se në Kosovë për sigurinë kujdesen forcat e NATO-s një herë për një herë Serbia nuk mundet drejt për së drejti të ndikojë në sigurinë e Kosovës por indirekt Serbia gjithnjë synon Kosovën ta paraqes si vend të pa sigurt dhe të pa aftë me ndërtua shtet .Po ashtu Serbia i përdor serbët e Kosovës që për mes tyre para Botes Kosovën ta paraqes si vend që i shtyp pakicat ,por me qenë se Serbia është e interesuar për integrime Evropiane ajo është e kujdesshme që në Kosovë të mos provokoj hapur konflikt, ajo ndjek një politikë të kujdesur dhe tenton ta paraqes veten si bashkëpunuese dhe garantuese e paqes në Ballkan dhe në të njëjtën kohë ti bëj pengesa sa ma shumë Kosovës si në integrime ashtu edhe në zhvillimet e brendshme. Në situatën aktuale Kosova, një rrezik të drejtë për drejtë nga Serbia nuk e ka por që gjithmonë është e cenuar nga Serbia, kur do që Serbisë i jepet një rast ajo do ta shfrytëzoj për ta godit Kosovën.
Ekstremizmi fetar është tema që më së shumti dominon në të gjitha shtetet sot,për shkak të dhunës që organizata terroriste si ISS,dhe organizata tjera po demonstrojnë anë e mban botës, veçmas në Siri dhe Irak, po ashtu edhe sulmeve terroriste në Francë dhe Gjermani, ku patën për pasojë edhe shumë të vdekur ,në mesin e tyre edhe shqiptar nga Kosova. Në Kosovë tema e ekstremizmit fetar islam shpesh është bër aktuale ,për arsye të ndryshme. Temën e ekstremizmit fetar në Kosovë individ dhe organizata të ndryshme e kanë shfrytëzuar edhe për interesa materiale por edhe për agjenda të ndryshme, edhe pushteti sa herë ju ka dashtë para faktorit ndërkombëtar të dëshmohet, ka burgosë të ashtuquajtur ekstremist islamik me fakte e pa fakte.
Për temën e ekstremizmit fetar islamik janë bë shumë hulumtime, ku i kanë paraqit gjetjet e tyre organizata të ndryshme jo qeveritare, ku rezulton se në Kosovë ka një tendencë të paraqitjes të një forme të islamit më radikal se sa ai tradicional që ka ekzistuar më parë. Por se nuk kanë mundur me as një hulumtim të vërtetojnë se ndo një grup ka planifikuar apo ka në plan të ndërmarrë ndo një veprim për ta rrezikuar sigurinë e Kosovës dhe stabilitetin e sajë.
Kosova nuk është cak i mundshëm i ndonjë organizate terroriste dhe se nuk paraqet ndo një zonë të interesit për këto grupe, krejt çka ka pasoja Kosova nga organizatat terroriste është rekrutimi dhe pjesëmarrja e të rinjve tanë në këto organizata terroriste. Është interesant fakti se shumë hulumtime që janë bërë nga organizata të ndryshme, për motivet që i shtyjnë të rinjtë kosovar ti bashkohen këtyre organizatave terroriste ka rezultua se: 20% janë motivet për bindjet fetare, 40% janë motivet financiare, edukim i dobët është 20% dhe 20 % janë motivuar nga interneti. Po ashtu informatat e fundit tregojnë se në dy vitet e fundit gati se është ndalur në tërësi shkuarja në Siri për të ju bashkuar organizatave terroriste. Marrë parasysh këto fakte lirisht mundë të jemi të sigurt se ndo një sulm nga ndonjë organizatë ekstremiste fetare në Kosovë nuk do të ndodhë dhe rreziku për ta destabilizua situatën në Kosovë nga këto organizata është minimal.
Partitë politike luajnë rol kyç në zhvillimet e gjithëmbarshme në një shoqëri, roli tyre shprehet varësisht nga fakti se një parti është në pushtet apo në opozitë. Gjithmonë partitë në pushtet qëllim të vetin kanë ruajtjen e pushtetit dhe qeverisjen sa më të lehtë dhe po ashtu opozita synim kryesor ka që ti ja shkurtojë qeverisjen pushtetit apo ti ja vështirësojë sa ma shumë që është e mundur. Situata aktuale në vend, ku pozita dhe opozita nuk po arrijnë kurrsesi të gjejnë minimumin e tolerancës, që për dallimet që i kanë mes veti , t’i debatojnë aty ku e kanë vendin, në Kuvendin e Kosovës dhe t’i shmangen përdorimit të dhunës.
Duke marr shkas nga kjo situatë duhet të kemi parasysh edhe potencialin e partive politike për ta destabilizuar situatën dhe sigurinë në Kosovës. Në parlamentin e Kosovës ulëse kanë fituar në zgjedhjet e fundit:partia PDK, LDK, LVV, NISMA, AAK… Nisma, si parti për herë të parë ka fitua ulëse në parlamentin e Kosovës dhe pasi qe kjo parti ende është duke u konsoliduar nuk ka pas kohe të krijojë asi potenciali sa të mundë ta destabilizojë sigurinë në Kosovë , kjo parti tani është në bashkëveprim me AAK-në. AAK-ja është partia e katërt për nga numri i votave që ka dal në zgjedhjet e fundit. Kjo parti me liderin e saj Ramush Haradinaj shtrirjen më të madhe e ka në Dukagjin por ka ndikim në të gjitha Komunat, në disa më shumë në disa më pakë dhe llogaritet një parti e konsoliduar.
Ramush Hardainaj ishte njëri ndër komandantët më të suksesshëm të luftës së UÇK-së por pas mbarimit të luftës në zonën e Dukagjinit ndodhen shume vrasje dhe në një far mënyre këto vrasje i kanë ndërlidhur edhe me njerëzit e AAK-s konkretisht të Ramush Haradinajt. Njerzit e AAK ishin protagonist edhe e dy luftërave që shpërthyen, njëra në Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë dhe tjetra luftë kishte ndodhë në Maqedoni. Në këto dy luftëra aktivisht ishin kyçur shumë anëtar të AAK-s për këtë shkak edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kishin futur shumë prej tyre në listën e zezë. Shumë analist dhe njohës të fushës së sigurisë vlerësojnë se AAK edhe pse një parti e vogël, është e strukturuar mirë dhe ka përvojë dhe potencial, që nëse do ta përdorte do të mund ta destabilizonte sigurinë Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje si e treta në parlament dhe subjekti më i madh opozitar është partia më aktive sa i përket kundërshtimit politik, ajo nuk heziton të përdor edhe dhunën për qëllimet e saja politike. Vetëvendosje është një parti që për qëllimet e saja nuk përjashton as një mjet dhe deri më tash kjo parti ka organizuar shumë protesta, ku disa kanë qenë edhe të dhunshme, por që është menaxhuar nga Policia e Kosovës. Edhe pse Lëvizja Vetëvendosje nuk do të hezitonte që përmes dhunës ta përmbys pushtetin, ajo konsiderohet se nuk ka kapacitete për ta realizuar këtë skenar në praktikë. Deri tani krejt çka kemi pa gjatë përdorimit të dhunës nga ana e saj ka qenë thyerja e xhamave, hedhja e gurëve, rrotolllimi i automjeteve… që këto veprime më tepër i ngjajnë huliganëve të tifozërisë sportive se sa një organizmi të mirëfilltë për të imponua zgjidhje përmes protestave.
Siç e theksuam edhe më lartë, deri më tani të gjitha protestat e lëvizjes Vetëvendosje, Policia ia ka dal t’i menaxhojë dhe nga ky fakt mund të konkludojmë se Vetëvendposje nuk mundë të rrezikojë stabilitetin e sigurisë në Kosovë së paku tani për tani. Thirrja e tyre drejtuar popullit për të dal me protestua dhe me detyrua qeverinë me dhënë dorëheqje, ,nuk është pranuar masivisht nga qytetarët.
Nëse opozita do të bashkohet përsëri atëherë potenciali tyre do të rritej shumë dhe po që se të bashkuar partitë opozitare do të përcaktoheshin, ta përdornin dhunën, atëherë situata seriozisht mundet të eskalojë dhe të marr përmasa të pa parashikueshme, ku mundet edhe të rrezikohet stabiliteti dhe siguria e Kosovës. Duke marrë parasysh deklaratat e fundit të liderit të AAK Ramush Haradinaj se dhuna nuk është opsion i AAK-s , lëvizja Vetëvendosje e vetme nuk ka kapacitete të rrezikoj stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë.
Partia tjetër, LDK-ja, është partia më e vjetër në Kosovë dhe qysh në themelimin e saj Presidenti Rugova si postulat kryesor të partisë e ka vendos që LDK përjashton dhunën e çfarëdo forme, për me i arrit qëllimet politike. LDK është partia me konstitucionaliste në Kosovë dhe nuk pritet nga kjo parti të organizohet çfarëdo forme e dhunës.
Partia tjetër PDK është partia më e madhe në vend,këtë parti e ka udhëheq Hashim Thaçi qysh prej themelimit të sajë deri sa u zgjedhë President i vendit,tani këtë parti e udhëheq Kadri Veseli një njeri sa kontrovers aq edhe misterioz pasi që vjen nga një e kaluar shumë e përfolura, pasi që ka udhëhequr një shërbim informativ të ashtuquajtur SHIK, ky shërbim është akuzuar se qëndron pas vrasjeve politike të anëtarëve të LDK-s pas mbarimit të luftës.
PDK është në pushtet për të tretin mandat qysh nga viti 2007 dhe kjo parti kritikohet shumë nga se konsiderohet se ka arrit ti vejë në kontroll të gjitha institucionet si ato qeveritare po ashtu edhe ato të pavarura. Kjo parti kontrollon gjithçka në vend, ka ndikim në të gjitha organet e pavarura duke ndikuar në përzgjedhjen e njerëzve nëpër këto institucione të pavarura. Duke pas një shërbim informativ pas PDK ka arrit të kontrolloj Gjyqësorin, Prokurorinë, Policinë, Agjensionin Inteligjent, Doganën, hallkat kryesore te shtetit dhe po ashtu të gjitha bordet e pavarura janë mbush me militant partiak.
PDK ka potencial dhe kapacitete të prodhojë kriza, kur do dhe t’i menaxhojë ato, gjithmonë duke pas parasysh interesat e saja. Tani për tani, kjo parti ka menaxhua me sukses çdo krizë, por mbetet të shihet se si do ta menaxhojë Gjykatën Speciale, pritet që kjo Gjykatë do të jetë thembra e Akilit për PDK-n dhe shumë e vështirë për t’u menaxhuar nëse krerët e kësaj partie do të jen në listën e të akuzuarve. /2L ONLINE/