Këtë kalendar virtytesh, (si do ta quanim ne në shqip), së bashku me reklamën e atij që e dhuroi (shih foton), dikush ua shpërndau, njerëzve që po prisnin për shërbime komunale, brenda hapësirës së ndërtesës së Administratës Komunale në Gjilan.
E para punës, Kosovës vërtetë akoma i duhet ndihmë humanitare, por jo propagandë, e çfarëdo lloji qoftë ajo. Nëse dikush ,vërtetë dëshiron të i ndihmojë Kosovës, atëherë do i ndërtonte shkolla ku e ardhmja e sajë do mësonte, të kaluarën, identitetin dhe do përgatitej për një të ardhme të pavarur e jo propagandë përmes së cilës këtij populli i thuhet “mirë që je shqiptarë por akoma ma mirë do ishte sikur të ishe,apo do bëheshe Turk!”
Përndryshe si do kuptohej, literatura e shpërndarë për shqiptarë, me titullin “Fazilet kalendari” dhe shumicën e simboleve i ka andej kah Turqia?! Ai që vërtetë do të ndihmojë, ai të ndihmon pa bë propagandë dhe pa interes anësor!
E dyta, në një shtet ku besimi në religjion është i ndarë nga shteti, e këndej shpërndahet literaturë religjioze mu brenda organeve shtetërore. A nuk është shkelje ligji kjo?!
/Xhelil ARIFI/