DYLON

Gjykata shpall aktgjykim lirues ndaj Senad Ramaj

Gjykata shpall aktgjykim lirues ndaj Senad Ramaj
Avatar photo Redaksia

Të enjten, Gjykata Themelore në Gjilan, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj zyrtarit të “Eco-Higjiena”, Senad Ramaj, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Prokuroria pretendonte se Ramaj, si ish anëtar i Bordit të Kompanisë “Eco-Higjiena”. (fundi i vitit 2012 dhe fillimi i vitit 2013), duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin e tij zyrtar, ka shitur për mbeturina hekuri shtatë automjete dhe kontejnerë, pronë e kësaj kompanie dhe këtë, sipas aktakuzës, i akuzuari pretendohet se e kishte bërë duke formuar komisionin për shitjen e aseteve me vendim të falsifikuar dhe pa i respektuar procedurat e shpalljes së ankandit publik.

Sabit Shkodra, zyrtar për Informim pran Gjykatës Themelore të Gjilanit ka konfirmuar se: “ i akuzuari S. R. për veprën penale keqpërdorim i pozitës zyrtare është liruar nga Gjykata Themelore e Gjilanit”.

EkoHigjiena

“Pas shqyrtimit te gjitha provave, trupi gjykues nuk ka arritur te vërtetojë që i akuzuari ka kryer veprën penale për të cilën ngarkohej dhe sot ka shpallur aktgjykim lirues”, ka thënë Shkodra për 2LONLINE.

Përndryshe, ndaj këtij aktgjykimi të Gjykatës Themelore në Gjilan, palët e pakënaqura mund të paraqesin ankese në Gjykatë të Apelit në afat prej 15 ditësh, nga momenti i pranimit të këtij vendimi.