DYLON

Të mërkurën nis Panairi i Gjilanit

Të mërkurën nis Panairi i Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), Komuna e Gjilanit dhe Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë  organizojnë panairin “Panairi i Gjilanit 2018”.

Hapja e panairit do të bëhet në qendër të qytetit të Gjilanit, me datën 26.09.2018, në ora 11:00.

Në këtë panair do të marrin pjesë 115 biznese, nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi, që kryesisht ushtrojnë veprimtari prodhuese, artizanale, shërbime, prodhim i ambalazhit, përpunim i drurit dhe të agrikulturës të cilat gjatë panairit do t’i promovojnë dhe do të bëjnë shitjen e produkteve të tyre.

EkoHigjiena

Panairi do të jetë i hapur nga data 26 deri  28 shtator 2018.

Gjatë tri ditëve të panairit njëherësh do të organizohen edhe aktivitete tjera si, turnir futbolli dhe ndarja e trofeut “Fadil Vokrri”.

Dita 1- Panairi do të jetë i hapur prej orës 10:00-17:00
Vendi: Qendra e qytetit, Gjilan
Data: 26 Shtator ( E Mërkure) 2018

08:00 – 10:00 Rregullimi i tezgave

10:00-11:00 Hapja e panairit, Valle nga ansambli i këngëve dhe valleve “Gjilani”

11:00 – 11:10 Fjala hyrëse nga z. Lutfi Haziri, Kryetari i Komunës së Gjilanit

11:10 – 11:20 Fjale rasti nga z. Fatmir Limaj, zv. Kryeministër

11:20 – 11:30 Fjalimi nga, znj. Arbëreshe Krasniqi, UD Ministre e MTI

11:30 – 11:45 Fjalimi nga z. Qemal Minxhozi, Ambasador i Shqipërisë në Kosovë

11:45 – 12:45 Vizitë bizneseve nëpër shtande

19:00-20:00 Mbrëmje muzikore Grupi “Kromatika”

Dita 2-Panairi do të jetë i hapur prej orës 10:00-17:00
Vendi: Qendra e qytetit, Gjilan
Data: 27 Shtator (e Enjte) 2018

10:00 Panairi i bizneseve vazhdon të jetë i hapur

10:00 -12:00 Hapja zyrtare e “Panairit të Sportit 2018”

Vendi: para Teatrit të Qytetit

15:00 -17:00 Turnir në futboll

Kff “Intelektualet”, Gjilan

Kff “Tirana”, Tiranë

Kff “Tetova”, Maqedoni dhe

Kff “Kosova”, Prishtinë

17:00-17:30 Ndarja e trofeut “Fadil Vokrri”

Vendi: Stadiumi ndihmës i qytetit, Gjilan

18:00-20:30 Darkë e përbashkët me mysafirë (nisja me autobus nga sheshi)

Dita 3
Vendi: Qendra e qytetit, Gjilan
Data: 28 Shtator ( e Premte) 2018

10:00-13:00 Panairi i hapur

15:00 Mbyllja e panairit