DYLON

FC Drita arrin në Luksemburg, aty e pret ballafaqimi me FCF91 Dudelange

FC Drita arrin në Luksemburg, aty e pret ballafaqimi me FCF91 Dudelange
Avatar photo Redaksia

Kampioni i Kosovës në futboll, FC Drita,  ka arritur në qytetin Dudelange të Luksemburgut, sot në orët e hershme të mëngjesit, njoftojnë drejtuesit e klubit.

Skuadra bardh e kaltër do të ballafaqohet në fushën e blertë me kampionin e Luksemburgut FC”F91 Dudelange”, takim ky që luhet në kuadër të rrethit të dytë të kualifikimeve për Europa League.

Ndeshja do të zhvillohet me datë 26.07.2018 nga ora 18:30 në stadiumin e qytetit në Dudelang, ndërsa ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në Kosovë.

EkoHigjiena