DYLON

Nxënësve nga Medvegja, Bujanoci e Presheva iu mungon abetarja dhe librat shqip

Nxënësve nga Medvegja, Bujanoci e Presheva iu mungon abetarja dhe librat shqip
Avatar photo Redaksia

Shqiptarët diskriminohen në kuptimin më klasik pasi ende nxënësit shqiptarë të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës nuk kanë dhe ndihet mungesa e Abetares dhe librave shqip.

Refik HASANI

Që nga niveli parashkollor, shkollat fillore dhe procesi edukativo-mësimor i shkollave të mesme zhvillohet me planë-programe të vjetruara.

EkoHigjiena

Përveç uljes-zvogëlimit të nxënësve në gjitha shkollat kjo krahinë shqiptare përballet edhe me mos nostrifikim të diplomave. Nxënësve ju mohohet të mësojnë mbi historinë Kombëtare, kulturën,traditën shqiptarë e ku pjesë e kësaj janë edhe Medvegja, Bujanoci dhe Presheva e ku bënë ende me mungesa të Abetares dhe librave shqipe.

Kurse, studentët nga këto tri komuna heqin të zitë e ullirit që të studijojnë në Universitete shtetërore të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, Serbisë që kanë një largësi tepër të madhe me kosto tepër të lartë dhe jo lehtë të përballueshëm.