DYLON

Defekti në gypin kryesor, ndërprerje të ujit në disa zona

Defekti në gypin kryesor, ndërprerje të ujit në disa zona
Avatar photo Redaksia

“Për shkak të një defekti në gypin kryesor të ujësjellësit (Ø 250 mm), i shkaktuar nga punimet e një OE që është duke punuar në kolektorët e ujërave të zeza, është ndërperë prodhimi në FPU Përlepnicë dhe furnizimi me ujë në disa zona”, thuhet në njofitmin e Hidromoravës.

Ja zonat ku është ndërprerë uji deri në evitim të defektit: Gjinollët, Zabeli, Arbëria, Rr. “Lidhja e Prizrenit”, Marie Shllaku, Fsh. Kufcë, “Lufta e Gjilanit”, etj.

EkoHigjiena

“Rikthimi i furnizimit me ujë do të bëhet pas evitimit të defektit. Përditësimet do të publikohen në kanalet tona zyrtare. Faleminderit për mirëkuptimin!”, thuhet në njoftimin e KRU Hidromorava Sh.A. – Gjilan. /2LONLINE/