DYLON

Dy aktakuza kundër dy personave për vepra të ndryshme penale

Dy aktakuza kundër dy personave për vepra të ndryshme penale
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit të shtetit, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

EkoHigjiena

Prokuroria Themelore në Gjilan, në një rast, me urdhër të prokurorit të shtetit ka ndaluar një (1) person, si të dyshuar për veprën penale Kanosje nga neni 181, i Kodit Penal të Kosovës.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me datë 8 qershor 2026 ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale, si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”. /2LONLINE/