DYLON

KQZ i njofton bashkatdhetarët se afati i fundit për aplikim është 19 maji

Avatar photo Redaksia

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës ka njoftuar bashkatdhetarët se është duke pranuar dhe proceduar të gjitha aplikacionet për regjistrim, në kuadër të votimit jashtë Kosovës. “Andaj, për shkak të numrit të madh të kërkesave për regjistrim, po e kemi të pamundur që t’ju përgjigjemi me kohë”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Po ashtu KQZ i siguron bashkatdhetarët se të gjitha aplikacionet për regjistrim që janë duke i pranuar, në të njëjtën kohë edhe po i procedon. Ndërsa, pas përfundimit të periudhës së regjistrimit, personalisht do t’i njoftojë për statusin e aplikimit.

EkoHigjiena

KQZ i inkurajon që të vazhdojnë të aplikojnë dhe saktëson se afati i fundit për aplikim është data 19 maj 2014.