DYLON

Zeqiri: Nënshkruam Memorandum Bashkëpunimin në vlerë 302,000.00€

Zeqiri: Nënshkruam Memorandum Bashkëpunimin në vlerë 302,000.00€
Avatar photo Redaksia

“Nënshkruam Memorandum Bashkëpunimin në vlerë 302,000.00€ me Sekretarin e Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport (MKRS)”, ka bërë me dije, Kushtrim Zeqiri, drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport, e Komunës së Gjilanit.

Sipas tij, ky memorandum është nënshkruar për këto punë:

EkoHigjiena
  • “Hartimi i projektit ideor dhe të hollësishëm (zbatues/ kryesor) të arkitekturës dhe të inxhinierisë për ndërtimin e sallës së koncerteve në Gjilan”, në shumë prej 60,000.00 €
  • “Hartimi i projektit ideor dhe të hollësishëm (zbatues/ kryesor) të arkitekturës dhe të inxhinierisë për rinovimin e teatrit të qytetit në Gjilan”, në shumë prej 60,000.00 €
  • “Punë për renovimin e shtëpive të kulturës në fshatrat Cërnicë dhe Zhegër”, në shumë prej 102,000.00 €
  • “Punë për zgjerimin e tribunave të stadiumit ndihmës (pran Rrugës Idriz Seferi) në Gjilan”, në shumë prej 80,000.00 €. /2LONLINE/